Arusha me dy të vegjlit ua pret rrugën në Malet e Sharrit, çiklistët nga Suhareka publikojnë pamjet dhe rrëfejnë ngjarjen

19:08 | 22 Korrik 2019

Dy çiklistë, të cilët për Telegrafin kanë treguar se janë nga Suhareka, kanë publikuar një video në internet në të cilën shihen disa pamje vërtet të rralla, të cilat janë bërë ditën e diel.

Bëhet fjalë për pamje në të cilat ata thonë se janë bërë në Malet e Sharrit, dhe në të cilat ata rastësisht kanë hasur në një arushë dhe dy të vegjlit e saj.

Për fat të mirë, ata kanë shpëtuar nga një përplasje me kafshët për pak centimetra, gjë që edhe mund të shihet në pamjet e publikuara.

Ata kanë rrëfyer se pas kësaj, ka qenë arusha e madhe e cila dukej e tërbuar dhe e cila ka filluar t’i ndiqte.

“Ishte një moment shumë i frikshëm, por njëkohësisht edhe shumë i veçantë që rrallëkush mund ta përjetojë”, kanë shkruar djemtë në përshkrimin e videos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara