Alien në shkretirën e SHBA-së? Zgjidhet misteri

07:52 | 27 Nëntor 2020

Monoliti i mistershëm prej metali, i zbuluar kësaj jave në mes të shkretëtirës së Utah në SHBA, ka shkaktuar spekulime nga më të ndryshmet për origjinën e tij, prej atyre mbi krijesat aliene deri te masazhet nga artistët “e rrymave të errëta”.

Kur punonjësit e sigurisë publike të Utah zbuluan instalacionin teksa fluturonin mbi shkretëtirë, ata besuan se po shikonin një “formë jete aliene”.

Por inspektimet e afërta tregonin se objekti kishte vida dhe detaje punimi teknik, çka tregonte se ishte i krijuar nga njeriu.

Tashmë hetimet treguan se një skulpturë shumë e ngjashme është shfaqur dikur në një galeri arti në New York.

Në imazhet e Google Earth mësohet se monoliti është vendosur aty pas vitit 2016, kur zona është spastruar nga bimësia e ulët.

Agjencia Art Newspaper thotë e objekti është shumë i ngjashëm me “skulpturat e ngrehura pa detaje ” të artistit minimalist John McCracken.
McCracken ka jetuar në New Mexico deri para vdekjes së tij në 2011, dhe veprat e tij prezantohen në galerinë e artit David Zwirner.

“Anëtarët e bordit të galerisë nuk janë të gjithë në një mendje, por unë jam i bindur se është një vepër nga John,” thotë drejtuesi Zwirner në një deklaratë për New York Times.

Ai shtonte më tej: “Kush do ta kishte ditur që 2020 do të kishte një tjetër surprizë, tamam kur po mendonim se i kishim parë të gjitha. Portali për skupturën në Utah është galeria e David Zwirner, në adresën 20th Street.”

Komentet e tij ai i shoqëronte me një foto të një skulpture thuajse identike të galerisë së tij në New York, që dukej se konfirmonte se monoliti në Utah është krijuar dhe instaluar nga John McCracken.

Lajmet më të lexuara