17 Janari në kalendarin historik

18:17 | 17 Janar 2020

1605 – U botua për herë të parë romani “Don Kishoti” (i Mançës) i poetit dhe novelistit spanjoll Miguel de Cervantes. Kjo vepër shënon edhe fillesën e romanit modern në Evropë. “Don Kishot”-in autori e ka shkruar në burg dhe tallet me jetën e tij. Romani është përkthyer në 38 gjuhë dhe vazhdon të jetë ende një ndër veprat më të lexuara në botë.

1706 – Lind një nga arkitektët e pavarësisë së SHBA-së, Benjamin Franklin.

1994 – Një tërmet i fortë shkund Los Anxhelosin.

1945 – Ushtria e Kuqe çliron kryeqytetin polak Varshavë.

1377 – Papa Gregori XI, rrikthen selinë e Papatit në Romë nga Avignoni në Francë, ku qëndroi për disa dekada.

1595 – Gjatë luftërave fetare franceze, Henri IV i Francës i shpall luftë Spanjës.

1773 – Kapiteni britanik James Cook, urdhëron ekspeditën e parë në jug të Rrethit të Antarktidës.

1917 – Shtetet e Bashkuara të Amëikës, i paguajnë Danimarkës 25 milionë dollarë për blerjen e Ishujve Virxhin.

1945 – Nazistët fillojnë të largohen nga kampi i përqëndrimit në Aushvic, teksa forcat sovjetike janë shumë pranë.

1950 –Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, miraton Rezolutën nr.79 lidhur me kontrollin e armëve.

1992 – Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, kryeministri japonez Kishi Mijazava kërkon publikisht ndjesë për shndërrimin e mijëra grave koreano-jugore në skllave seksuale nga trupat japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara