10 gjuhët më të folura në botë

14:21 | 22 Prill 2015

Gjuhët kanë një zhvillim domethënës në zhvillimin e komunikimeve, në historinë e botës. Që me zhvillimin e gjuhëve të para lindën shumë versione të tjera. Ndër 10 gjuhët më të folura janë;

Ndër 10 gjuhët më të folura janë:

Gjuha kineze (mbi 960 milionë folës)

Gjuha kineze shpesh cilësohet nga jo-folësit si gjuha mandarin, por në fakt mandarin është vetëm një nga shumë dialektet e gjuhës kineze, si katonezja dhe xing, në familjen e gjuhëve sino-tibetiane. Mandarin është gjuha zyrtare e folur dhe e shkruar në Republikën e Kinës dhe në Tajvan. Gjuha kineze ka dy sisteme shkrimi, kinezen tradicionale dhe atë të thjeshtësuar.

Spanjishtja (mbi 405 milionë folës)

Spanjishtja është një nga gjuhët më të përhapura. Është gjuhë zyrtare në mbi 20 shtete, dhe pothuajse në të gjithë Amerikën Latine, përveç Brazilit. Për më tepër, një numër i madh folësish kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, dhe spanjishtja është tani një ndër gjuhët më të folura dhe në jugperëndim të Amerikës. Është gjithashtu një nga gjashtë gjuhët e Kombeve të Bashkuara.

Anglishtja (mbi 360 milionë folës)

Anglishtja ka rrjedhur në mënyrë natyrale nga gjuha anglo-saksone dhe gjithashtu ka huazuar shumë nga latinishtja dhe frëngjishtja me anë të pushtimeve normane të Anglisë. Pavarësisht se ajo është zhvilluar në ishujt britanikë, popullata më e madhe e anglishtfolësve jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rreth 309 milionë folës. Anglishtja është gjuha zyrtare e 53 vendeve, duke përfshirë, Irlandën, Kanadanë, Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re, dhe është gjuha de facto e Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Anglishtja është gjithashtu një gjuhë zyrtare e disa organizatave, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Gjuha hindu-urduja (mbi 310 milionë folës)

Gjuha hindu-urduja është anëtare e familjes së gjuhëve indo-ariane, ka dy forma zyrtare hindishtja standarde, dhe urdu-ja standarde, edhe pse këto janë dy forma afërsisht të padallueshme nga njëra-tjetra. Hinduja është gjuha zyrtare e Indisë ndërsa urduja është gjuha zyrtare e Pakistanit. Urduja dhe hinduja gjithashtu fliten në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Amerikës së Veriut nga popullatat e emigrantëve.

Arabishtja (mbi 295 milionë folës)

Arabishtja kryesisht identifikohet me Lindjen e Mesme, dhe është gjuhë zyrtare e 26 vendeve. Ajo qëndron përbri hebraishtes si gjuhë zyrtare e Izraelit dhe ka popullata të mëdha folësish në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Portugalishtja (mbi 215 milionë folës)

Gjuha portugeze është gjuha zyrtare e Portugalisë dhe Brazilit, ku jetojnë folësit kombëtarë të kësaj gjuhe. Për më tepër, është gjuha zyrtare e Angolës, Huinesë, Mozambikut dhe vende të tjera. Aktualisht është një nga katër gjuhët më të mësuara në botë, me 30 milionë njerëz që e mësojnë.
Bengali (mbi 205 milionë folës)

Bengali është anëtare e familjes indo-ariane të gjuhëve, së bashku me gjuhë të tilla si hindishtja, punjabi dhe urdu. Shumica e folësve të saj jetojnë në Bangladesh, ku ajo është gjuha zyrtare. Folësit gjithashtu jetojnë në shtetet indiane Bengal, Tripura dhe Asam. Folësit gjithashtu jetojnë në Evropë, Shtetet eBashkuara, dhe madje edhe Arabia Saudite.

Rusishtja (mbi 155 milionë folës)

Pjesa më e madhe e folësve të gjuhës ruse, 144 milionë, jetojnë në Rusi, ku kjo është dhe gjuha zyrtare. Vende të tjera me popullata të mëdha që flasin rusisht përfshijnë Bjellorusinë, Ukrainën dhe Kazakistanin. Rusishtja shkruhet me alfabet cirilik, transmeton albeu.com.

Japonishtja (mbi 125 milionë folës)

Pjesa më e madhe e folësve kombëtarë të japonishtes jeton në Kore, Shtetet e Bashkuar dhe në Evropë. Gjuha japoneze është gjuha zyrtare e Japonisë, dhe gjithashtu ka statusin e gjuhës zyrtare në Palu.

Punjabi (mbi 102 milionë folës)

Punjabi është gjuha kryesore e folur në Indi dhe Pakistan, dhe është gjuha nënë e 1.44 përqind e popullsisë botërore. Ndërsa gjermanishtja që ka kaluar në vendin e 11, (mbi 90 milionë folës), është pjesë e familjes së gjuhëve gjermanike, së bashku me anglishten. Kryesisht, gjermanishtja flitet në Gjermani, ku është gjuha zyrtare. Gjithashtu është gjuhë zyrtare në Austri, Luksemburg dhe është një nga tre gjuhët zyrtare të Belgjikës. /

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara