“Vrapo pas gruas tënde” vjen premierë në teatrin e qytetit të Gjilanit

15:28 | 26 Mars 2019

Teatri i Qytetit të Gjilanit do të mirëpres shfaqjen “Vrapo pas gruas tënde” nga Ray Cooney dhe me regji të Ekrem Sopit, përcjellë KultPlus.

Shfaqja në qendër të saj ka një taksist londinez i cili menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcënon të nxjerrë në pah fluskat e së vërtetës.

“Vrapo pas gruas tënde” është një super komedi e një nate pranverore bashkë me dhjetëra situata sa qesharake aq edhe të komplikuara.

Në këtë shfaqje luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi

Skenograf dhe kostumet janë realizuar nga Bekim Korça, ndërsa përkthimi dhe adaptimi është bërë nga Shkelzen Berisha.

Shfaqja vjen premierë më 29, 30 mars në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, me fillim në ora 20:00.

Lajmet më të lexuara