Thënie të të famshmëve: “Grada ime në ushtri? Rob, në rast lufte”!

11:10 | 13 Mars 2018

Moritz Saphir: “I pari gjumë i qetë i Adamit qe edhe i fundit: u zgjua dhe kishte grua”!

Groucho Marx: “Që nga momenti kur e kam marrë në dorë librin, deri kur e kam vënë në vend, s’kam reshtur së qeshuri as edhe një moment. Një ditë kam ndër mend ta lexoj”!

Max Hodes: “Kurseni ujin! Hollojeni”!

Erica Jong: “Bigamia është të kesh një burrë tepër, monogamia njëlloj”!

Woody Allen: “Grada ime në ushtri? Rob, në rast lufte”!

Egidio Morretti: “Dhe, Zoti krijoi dritën, meqë fotot e para i kishin dalë të errëta”!

Raymond Smullyan: “Gjysma e gënjeshtrave që thuhen për mua janë të vërteta”!

Mark Twain: “Jeta do të ishte tepër më e lumtur sikur të lindnim tetëdhjetë vjeç dhe gradualisht t’i afroheshim të tetëmbëdhjetave”!

Chico Marx: “Çfarë është që lan dhëmbët dhe ulesh sipër. Një furçë dhëmbësh dhe një karrige”!

Robin Williams: “Për të më vënë në gjumë, im atë më hidhte në ajër. Por nuk ishte kurrë aty kur kthehesha poshtë”!

Leopold Fetchner: “Pula është e vetmja kafshë që mund të hahet para se të lindë e pasi të vdesë”!

Clark Gable: “Mos harroni se në zanatin e aktorit vetëm tridhjetë vitet e parë janë të vështirë”!

Enzo Costa: “Shenjtorët janë persona që kanë bërë të pamundurën për të dalë në kalendar”!

André Gide: “Sa më pak inteligjent i bardhi, aq më shumë i duket budalla zezaku”!

Samuel Pepys: “Të lësh me barrë një grua e pastaj të martohesh me të, është si të urinosh në një kapele e pastaj ta vësh në kokë”! /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale