Shtatë monumente në Lezhë, drejtë shkatërrimit

11:42 | 11 Tetorë 2018

Janë shtatë kisha mbi 100-vjeçare në qytetin e Lezhës të cilat janë rrënuar nga mungesa e vëmendjes, harresa, pakujdesia apo nga abuzimet e ndryshme.

Apelin për shpëtimin e tyre e bën Paulin Zefi, specialist i trashëgimisë kulturore. Monumentet e Kulturës i konsideron si vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar, ndaj si specialist, por edhe si qytetar që i dhimbset vendi i tij, i bën thirrje Ministrisë së Kulturës të reagojë.

Specialisti i trashëgimisë shprehet se në rrethana të tilla alarmante pret që Ministria e Kulturës të kryejë funksionin për të cilin është krijuar. “Pra, mbrojtjen, përkujdesjen dhe promovimin e çdo aseti të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare”, shprehet ai duke theksuar se nesër do të jetë shumë vonë. /Shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale