Rikthehet “Gladiatori”

20:58 | 8 Nëntor 2018

18 vjet pas suksesit të madh që pati “Gladiatori”, produksioni ka nisur hapat e parë për serinë e dytë të filmit.

Sipas mediave amerikane, personazhi kryesor do të jetë Lusius, nipi i Perandorit Komodus. Ndryshimi i fokusit nga regjisori Ridli Skot vjen pasi personazhi i episodit të parë, gjenerali romak Maksimus, i interpretuar mjeshtërisht nga Russell Crowe, ndërron jetë në fund të filmit.

Filmi mori 12 nominime për çmime Oskar, duke fituar 5 të tilla, mes tyre edhe ai i aktorit më të mirë, për Russell Crowe.

Gladiatori arriti të arkëtojë në total 457 milionë Dollarë dhe i dha sërish jetë gjinisë dramë/histori, që e kishte humbur shkëlqimin prej disa dekadash.

Shpërndaje në rrjete sociale