Rexhep Qosja feston 84-vjetorin e lindjes

12:17 | 25 Qershor 2020

Akademiku Rexhep Qosja feston ditëlindjen e 84-të.

Ai u lind me 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi.

Qosja është autor i antologjive të ndryshme dhe monografive studimore, përfshirë një histori tre vëllimore të letërsisë shqipe në periudhën Romantike, shkruan portal arbresh.info.

Ai është gjithashtu autori i romanit Vdekja më vjen prej syve të tillë.

Qosja ka shkruar shumë libra që përshkruan historinë e popullit shqiptar në Ballkan për shumë vite.

Së bashku me politikanin Hashim Thaçi, Qosja ishte një figurë e shquar në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund Luftës së Kosovës të vitit 1999./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara