Projekti ‘SKENA’ me edicion të tretë, trajnim për artin e 7-të

11:47 | 30 Maj 2019

Projekti SKENA konsiston në disa ditor intensiv në leksione teorike dhe praktike rreth artit të 7-të.

Këtë vit ka qenë edicioni i tretë i skenës, shkruan arbresh.info.

Grupi i përzgjedhur vizitoi atje Akademinë e filmit Marubi, ne nje leksion special nga regjisori i mirënjohur Kujtim Çashku, pastaj per te vazhduar me kompaninë e prodhimeve audio-vizuale AA film, instalacionin e krijuesit japonez (Reja) ku dhe ishte festivali e tyre, RTSh, Teatër e Kinema, shfaqje e filma.

Vitin e parë si ligjërues mysafir kishin Erion Veliaj, ndërsa këtë vit me profesor të ndryshëm të dëshmuar në profesionin e arteve.

Leksione teorike e praktike deri te realizimi i një etydi për sheshin Skenderbej, ku kanë bërë vetë skenarin, qasjen regjisoriale, këndvështrimin e planeve në xhirime dhe aktrim.

Këtë vit SKENA (edicioni III) u përkrah nga Ministria e Kulturës në Kosove, Bashkia e Tiranës, ZgatarShop, nën udhëheqjen e OJF DoArt.

Më poshtë shihni aktivitetet dhe videon e realizuar nga Grupi SKENA 3, gjimnazi Hajdar Dushi, Gjakovë.

Në fund u pajisen dhe me çertifikata për këtë trajnim me sukses në Arte Mediale./arbresh.info/

SKENA3-Etyd

Nje Etyd i realizuar nga Grupi SKENA3 qe u trajnua ne Tirane.

Publiée par SKENA sur Mardi 28 mai 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara