Profesori i Fakultetit të Filologjisë dhe mënyrat e tij kreative për t’i mësuar studentët

21:30 | 4 Dhjetorë 2017

Profesori i Fakultet të Filologjisë dhe mënyrat e tij kreative për t’i mësuar studentët

Ag Apolloni është një nga profesorët e fakultetit Filologjik që gjithmonë gjen mënyrat më kreative për t’u mësuar studentëve lëndët e ndryshme, shkruan arbresh.info.

Këtë herë Ag Apolloni ka ftuar regjisorin e mirënjohur Isa Qosja për të diskutuar me studentët për filmin, skenarin dhe ndikimin e letërsisë në kinematografi.

Ag Apolloni është edhe shkrimtar e dramaturg.

Së fundi ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për dramën më të mirë me titullin “Hamleti sipas Horacit”, dramë kjo që do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës./arbersh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale