Nobelisti Orhan Pamuk kundërshton vendimin e Erdogan për kthimin e Shën Sofisë në xhami

00:34 | 12 Korrik 2020

Nobelisti i famshëm turk, Orhan Pamuk ka kritikuar vendimin e qeverisë, për ta kthyer kishën Hagia Sophia, në xhami.

Janë miliona turq laikë, si unë, që qajnë kundër këtij vendimi, por zërat e tyre nuk dëgjohen. Shndërrimi i saj në një xhami, po i tregon pjesës tjetër të botës, se për fat të keq ne nuk jemi më laikë.”, u shpreh nobelisti për BBC, duke shtuar se vendimi i Ankarasë hoqi krenarinë që kishin disa qytetarë turq, se po jetonin në një komb laik mysliman./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara