Ngom Fest bashkon artistët vendor dhe të huaj në edicionin e 9-të

13:12 | 10 Korrik 2019

Këtë korrik, prej datës 11 deri në datën 14 në qytetin e Prizrenit, do të mbahet edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest.

Njëjtë si në edicionet e kaluara edhe kësaj radhe festivali zë vend në kalanë e qytetit të Prizrenit. Festivali do të bashkojë artistët vendor dhe të huaj.

Natën e parë festivali fillon me zhanrin e Hip hop-it qe do të prezantohet nga labeli P.I.N.T. Natë e dytë do të jetë për bendet e rock muzikës si: Jericho, Ofchestra e me pas edhe bendet e huaja si Ignore the Elephant dhe Exos.

Kurse në natën e fundit, siç tashmë është edhe traditë e këtij festivali, do të përmbyllet më muzikë elektro, ku do të performoj Dj.James Zabiela. /KultPlus.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara