“Nëntor i ftoftë” do të shfaqet në Cineplexx dhe DokuKino, nga regjisori Ismet Sijarina

15:16 | 6 Nëntor 2018

“Nëntori i Ftohtë”, është film nga regjisori Ismet Sijarina, i cili pas sukseseve ndërkombëtare dhe rrugëtimit të mahnitshëm, filmi  do të shfaqet edhe për publikun kosovar.

 

Nga data 16 nëntor, filmi do të shfaqet në Cineplexx në Prishtinë dhe po ashtu nga 16 nëntori filmi do të shfaqet edhe në Dokukino në Prizren, shkruan Arbresh.info.

Filmi flet pë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me “Albasky Film”, AUDIOHAUS dhe “Ikone”,  është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor në këtë film paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari është i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.


 

Shpërndaje në rrjete sociale