Vallja popullore shqiptare mbetet pa mjeshtrin e saj

20:13 | 28 Qershor 2020

Ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë, mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi.

Teatri i Operas dhe i Baletit njoftoi vdekjen e mjeshtrit duke shprehur ngushëllimet për familjen.

“LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI – “NDERI I KOMBIT” Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi”, njoftoi TKOB

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara