Ndarja e çmimeve Oscar sivjet me shikueshmëri më të ulët

18:41 | 13 Shkurt 2020

Ceremonia e 92-të e çmimeve Oscars, që u mbajt të dielën mbrëma, tërhoqi thuajse 23.6 milionë shikues – shifra më e ulët regjistruar ndonjëherë.

Shikueshmëria ra me 20% në krahasim me ceremoninë e vitit të kaluar, që tërhoqi 29.6 milionë shikues. Më parë, 2018-a mbante rekordin për vitin me shikueshmëri më të ulët, me 26.5 milionë.

Edhe pse trendi është në rënie, Oscars ndiqet goxha më shumë nga ç’ndiqen programet e rëndomta televizive. Sidoqoftë, situata mund të ishte më mirë. Vetëm gjashtë vite më parë, më shumë se 40 milionë njerëz u ulën para televizorit për të parë ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve në Hollywood.

Në rënie ndikuan një sërë faktorësh si kohëzgjatja e ceremonisë apo programe të tjera që transmetohen në të njëjtën fashë orare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara