Ndahet nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur Tom Wolfe

23:24 | 15 Maj 2018

Tom Wolfe, eseist, gazetar dhe autor i librave bestseller, përfshirë “The Electric Kool-Aid Acid Test” dhe “Bonfire of the Vanities”, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Image

Wolfe vdiq të hënën në një spital të Manhatanit (SHBA), konfirmoi agjenti i tij Lynn Nesbit. Ai ishte shtruar në spital me një infeksion.

Me aftësinë e tij letrare dhe zakonin e vendosjes së vetes së tij si një karakter në shkrimet e tij të letërsisë, Wolfe u konsiderua si një nga pionierët e Gazetarisë së Re.

Shpërndaje në rrjete sociale