Ndahet nga jeta aktori, pas betejës me kancer

10:46 | 17 Gusht 2019

Peter Fonda, aktori, skenaristi dhe producenti i klasikut të vitit 1969, Easy Rider është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Në një deklaratë familja e tij tha se ai kishte vuajtur nga dështimi i frymëmarrjes për shkak të kancerit të mushkërive dhe vdiq në paqe në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, transmeton portali arbresh.info.

Peter Fonda në filmin Easy Rider

Motra  e tij më e madhe Jane Fonda shtoi: “Jam shumë e mërzitur. Ai ishte vëllai im i vogël i zemrës. Llafazani i familjes.

“Kisha një kohë të mirë vetëm me të këto ditë e fundit. Ai shkoi duke qeshur”.

Peter Fonda ishte pjesë e një familje veteranësh të Hollivudit. Siç ishte vëllai i Jane Fonda, ai ishte gjithashtu djali i aktorit Henry Fonda, dhe babai i Bridget, gjithashtu një aktore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara