Ndahet nga jeta aktori i filmit “Partizani i vogël Velo”

13:10 | 4 Gusht 2020

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare, Kostandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”.

Ropi lindi në Leshnicë të Vithkuqit në vitin 1930 dhe mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi prindërit iu vranë. Kjo e detyroi të dilte në mal si partizan, në moshën 12-vjeçare.

Ai është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re”, që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947-1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS. Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës, ku shërbeu për shumë vite.

Pas daljes në pension u rikthye në Korçë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara