Media franceze: Nëna e Ahmet Zogut, një grua e zgjuar e energjike si romakët e antikitetit

09:17 | 18 Gusht 2018

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Gusht 2018

Gazeta franceze, “La Voix du combattant”, ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1938, në faqen n°2, një shkrim për nënën e Ahmet Zogut, ku ka vënë në pah cilësitë e saj si prind dhe si stratege.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Si e ëma dhe i biri.

“Në kujtim të martesës së Mbretit Zog, mbret me karrierë të shquar, një seri pullash të reja poste dolën në Shqipëri.

Dhe meqë flitet ende për këtë sovran të ri, i cili sapo ka bërë një martesë të bukur dashurie, le të kujtojmë pak nënën e tij, Sadijen, mbretëreshën e Shqipërisë, një grua energjike e stilit romak të antikitetit.

Në vitin 1920, Shqipëria u pushtua deri në luginën e Matit nga forcat jugosllave, të cilat shkatërruan kështjellën e vjetër familjare të Zogut, një kështjellë (kullë) e vendosur në anën e malit, ashtu si një fole shqiponje, ndërsa Zogu në jug, po luftonte kundër italianëve.

Çfarë duhej bërë për t’u mbrojtur kundër këtij pushtuesi të ri ?

Sadija mblodhi të gjithë energjinë e saj, improvizoi dhe drejtoi një ushtri me pleq dhe adoleshentë, kështu ajo përmbysi pushtuesin deri në kthimin e mbretit. Ajo dëshmoi se kishte një zgjuarësi të veçantë, cilësi të rralla, të cilat gjenden gjithashtu në karakterin e këtij djali, që e çmonte dhe e përgatiti me besnikëri për profesionin e mbretit.

Sadija vdiq në vitin 1935 (25 nëntor 1934), pa përmbushur dëshirën e jetës së saj, martesën e djalit të saj me një grua, thoshte ajo, “të mirë, të bukur dhe të nivelit të lartë”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/media-franceze-1938-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-ishte-nje-grua-e-zgjuar-dhe-energjike-si-romaket-e-antikitetit/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara