Katër filma të Kosovës shfaqen në kuadër të Festivalit të Frankofonisë

19:49 | 8 Nëntor 2018

Katër filma kosovarë do të shfaqen të shtunën dhe të dielën, më 10 dhe 11 nëntor 2018, në Kinemanë ABC në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit të Frankofonisë në Kosovë.

Filmat “Martesa” me regji nga Blerta Zeqiri dhe “Home Sweet Home” me regji nga Faton Bajraktari do të shfaqen të shtunën në Kino ABC.

Kurse Gardhi” me regji të Lendita Zeqiraj dhe “T’padashtun” me regji të Edon Rizvanolli do të shfaqen të dielën po në kuadër të Festivalit të Frankofonisë.

Shfaqja e filmave të Kosovës në kuadër të festivalit të Frankofonisë është bërë me rastin e anëtarësimit të Kosovës, si anëtar i asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, gjatë këtij viti.

Filma do të shfaqen falas për publikun.

Oraret:

E shtunë, më 10 nëntor 2018.

“Martesa” në ora 18:00
“Home Sweet Home”në ora 20:00.

Të dielën, më 11 nëntor 2018.

“T’Padashtun” në ora 16:00.

“Gardhi” në ora 18:00. /kallxo.com

Shpërndaje në rrjete sociale