Jean Paul Sartre ishte personi i parë që refuzoi vullnetarisht çmimin Nobel

15:05 | 22 Tetor 2020

Më 1964, Jean Paul Sartre iu drejtua çmimi Nobel për Letërsi, por ai e bëri të ditur se nuk e kishte ndërmend ta pranonte, pasi që gjithmonë i kishte refuzuar nderimet zyrtare.

Kjo ishte mjaft e pazakontë në historinë e Çmimeve Nobel, ky vetëm njëherë ishte refuzuar laureati i Letërsisë çmimin, transmeton portali arbresh.info

Më 1958, Boris Pasternak fillimisht e kishte pranuar çmimin, por më vonë u udhëzua nga autoritetet e shtetit të tij (Bashkimi Sovjetik) për ta refuzuar.

Sartre u vlerësua me Çmimin Nobel “për punën e tij e cila, e pasur me ide dhe e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin e së vërtetës, ka ushtruar një ndikim të gjerë në epokën tonë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara