Haradinaj takohet me Unikkatilin: “Unik në kuptimin e plotë të fjalës”

12:41 | 6 Gusht 2019
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar me reperin kosovar, Viktor Palokaj të njohur si Unikkatili.

Haradinaj përmes Facebook ka thënë se reperi kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje.

“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës” ka shkruar në Facebook Ramush Haradinaj.

Unikkatili ditë më parë ka performuar në një koncert në Mitrovicë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara