Hapet edicioni i tretë “Prishtina International Theater Festival”

11:57 | 4 Nëntor 2019

Dashamirët e artit dhe teatrit nga data 04 nëntor deri me 09 nëntor do të kenë mundësi të shohin shfaqje në festivalin e tretë të “Prishtina International Theater Festival”.

Në programin garues do të jepen pesë shfaqje te trupave teatror nga Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Kroacia.

Drejtoresha artistike e festivalit Burbuqe Berisha tha se risi në këtë festival është pjesëmarrja e trupës teatrale nga Greqia.

“Është hera e parë që në konkurrencë është Greqia. Shtetet tjera kanë qenë edhe më herët. Këtë vit dy vitet e para kemi pas teatrin shqiptar. Këtë vit e kemi ekipin në gjuhën Maqedonase. Ata që do të jenë me neve këtë javë nuk do të gabojnë” tha ajo.

“Ky festival nuk do të dalloj shumë nga festivalet tjera. Do të kemi shfaqje nga Kroacia Greqia Bullgaria” tha drejtori i përgjithshëm i festivalit Ilir Tafa.

Festivali do të filloj më shfaqjen  Bretkosa të regjisores Burbuqe Berisha.

Këtë vit PIFT do të jap përkrahje  studentëve të artëve të AAB së ku do të kenë edhe ndeja pas përfundimit të shfaqjes./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara