Filmi ‘Joker’ arkëtoi plot një miliard dollarë

10:57 | 16 Nëntor 2019

‘Joker’ ka fituar një miliard dollarë në arkën filmike.

Filmi i vlerësuar nga kritika arriti shifrën gati shtatë javë pasi u dha premiera, sipas Forbes, transmeton portali arbresh.info.

Joker gjithashtu do të ketë nderin të jetë filmi i parë me gradë R që arkëtoi  një miliard dollarë.

Më shumë se 40 filma kanë bërë ndonjëherë një miliard dollarë në arkë.

Filmat e fundit përfshijnë Aquaman (1.048 miliardë dollarë) dhe Spider-Man: larg nga shtëpia (1.031 miliardë dollarë)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara