Fillon konferenca ndërkombëtare për Muze dhe Trashëgimi

08:06 | 6 Prill 2017

Rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të trashëgimisë të 13 shteteve, do të takohen sot në Prishtinë, në konferencën “Mee, See, Do” e cila do të mbahet nga 6 deri me 8 prill në ambientet e Muzeut të Kosovës.

Konferenca është organizuar nga Rrjeti i Muzeve të Ballkanit (BMN) dhe nga Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij (CHwB), në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Konferenca mbështetet nga Fondacioni Stavros Niarchos, Muzeu i Kosovës dhe Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij i Kosovës.

Mbi 350 muze dhe profesionistë të trashëgimisë nga vende të ndryshme anembanë botës kanë marrë pjesë në konferencat e mëparshme “Mee, See, Do”, të organizuara në Sarajevë (2013), Tiranë (2014), Novi Sad (2015) dhe Shkodër (2016).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara