Festivali “Hyjnesha në Fron” sjell në edicionin e 12-të transmetimin e filmave në tren nga Prishtina në Pejë

15:46 | 25 Shtator 2019

Festivali “Hyjnesha në Fron” do të zhvillohet nga data 27 shtator deri më 1 tetor 2019, në Pallatin e Rinisë, ish-Amfiteatri i ASK-së.

Gjithsej në konkurrencë janë: nëntë filma të metrazhit te gjatë, dy filma në programin special të festivalit, 22 filma të shkurtë dhe pesë filma dokumentarë.

Ceremonia e hapjes së festivalit do të mbahet nga ora 19:30 në ish-amfiteatrin e ASK-së. Gjatë ditëve të festivalit do të ketë aktivitete të ndryshme, siç është shfaqja e filmave në tren nga Prishtina në Pejë, e cila është pjese e festivalit qysh nga edicioni i parë.

Do të ketë “masterclass” me tema të ndryshme mbi orientimin në karrierë, në kuadër të artit në përgjithësi!

Gjithashtu “Hyjnesha në Fron” do të përgatitë një libër mikpitës gjatë ditëve të festivalit, e cila do të ju krijojë mundësi aktorëve profesionalë dhe atyre jo-profesionalë, të fotografohen në këndin e “casting”-ut dhe të dhënat e tyre personale të regjistrohen menjëherë në këtë libër.

Çmimet te cilat do të ndahen në këtë festival, janë sipas këtyre kategorive përkatëse:

Çmimi i rolit kryesor i Aktorit më të mirë dhe Aktores më të mirë
Çmimi- Skenari më i mirë
Çmimi – Regjia më e mirë
Çmimi – Filmi më i mirë
Çmimi special i festivalit të filmit “Hyjnesha ne Fron”
Çmimi- Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtë
Çmimi Special i festivalit për film me metrazh të shkurtë
Çmimi për Dokumentarin më të mirë
Çmimi Special i festivalit për film Dokumentarë.

 

Lajmet më të lexuara