Faton Aliu bashkë me nxënësit e tij nisen për në festivalin e perkusioneve

15:28 | 6 Prill 2017

Profesori kosovar i perkusioneve Faton Aliu, bashkë me pesë nxënësit e tij të shtunën do të nisen për në Maqedoni.

Kjo pasi ata do të konkurojnë në festivalin e famshëm të perkusioneve ‘Art-in’, i cili mbahet në qytetin e Shkupit, shkruan portali arbresh.info.

Ndryshe Faton Aliu, çdo vit organizon koncert për të paraqitur punën një vjeçare që bën me nxënësit në studion e tij ‘Tony drum studio’.

Ai për arbresh.info, ka treguar se kjo është hera e parë që ata marrin pjesë në këtë festival dhe se janë shumë të entuziazmuar për këtë fakt./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara