“Edi Ramën e kam dashuruar në mënyrë platonike, fatkeqësisht ai nuk donte”

23:40 | 11 Prill 2018

Artisja multidimensionale, Ornela Vorpsi, e cila prej 27 vitesh i përket artit europian ishte e ftuar në Top Show.

Këtë të mërkurë, ajo mbajti ekspozitën “Providence” në COD në ambientet e Kryeministrisë.

“Godina ku ne përpara nuk mund të futeshim kurrë, tani po futemi me artë dhe me kulturë. Aty mund të futet qytetari, artisti mund të vijë të prezantojë veprat në zemër të pushtetit. Edhe unë mund të them që e kam pushtuar me shëmbëlltyrat e mia”, u shpreh Vorpsi.

Më tej, ajo rrëfeu edhe dashurinë e saj platonike me profesorin e saj. “Është jashtë mase i kulturuar. Nuk ishte rënie në dashuri, pasi kishte edhe profesorë të tjerë, por unë Edin e kam dashur në mënyrë platonike. Për fat të keq nuk kemi pasur asgjë më shumë. Unë isha dakord, por ai fatkeqësisht nuk donte”, tha më tej artistja./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale