Dallimet kulturore mes Lindjes dhe Perëndimit në një seri ilustrimesh

09:05 | 2 Mars 2019

Ajo që mund të konsiderohet e vrazhdë në një kulturë , mund të jetë një gjë e hijshme në një tjetër, dhe të gjendet dallimi mes tyre mund të jetë tejet e vështirë.

ArtistjaYang Liu e lindur në Pekin e cila ka jetuar edhe në Gjermani për më shumë se 20 vite ka vendosur të bëjë këtë dallim në bazë të pikëpamjeve të saj, shkruan Independent përcjell arbresh.info

Kjo periudhë e jetesës i dha asaj një pasqyrë të bëjë diferencën e kulturave të këtyre dy shteteve.

Për të bërë dallimin e kulturës kineze si dhe asaj gjermane Liu krijoi një ekspozitë e cila më vonë u bë edhe libër, e quajtur ‘East Meets West’.

Një gjuhë e veçantë, një vëzhgim i thellë, një seri zgjedhjesh artistja e ilustron mënyrën se si reagojnë këta dy popuj gjermanët (në blu) dhe populli kinez (në të kuqe).

Kush ishte frymëzimi juaj serik?

“13 vite më parë, kur u zhvendos nga Berlini në Nju Jork, dëshiroja të bëja një dokumentacion të jetës sime deri më tani. Meqë jam dizajnere, vendosa të bëj një libër fotografish. Tani kjo seri filloi me Lindja takoi Perëndimin’, vazhdoi me ‘Njeriu takon gruan’ dhe më e fundit ‘E sotmja takohet me të djeshmen’, këto dokumentojnë ndryshimet nga e kaluara deri sot”.

Dashuria juaj erdhi nga përvojat e të jetuarit në Gjermani dhe Kinë. A keni ndonjë tregim për dallimet kulturore që keni përjetuar?

“Imazhi “trajtimi i problemeve”: Gjermanët preferojnë të zgjidhin problemet menjëherë ndërsa populli kinez beson se problemet nuk janë kurrë të qëndrueshme, ato janë të gjalla si çdo gjë tjetër, kështu që është më mirë ta vëzhgoni atë dhe të prisni momentin më të mirë për të zgjidhur problemin”.

Si ndiheni në lidhje me vëmendjen që ilustrimet tuaja kanë marrë?

“Që nga ekspozita, disa fotografi u shpërndanë në internet, papritmas u bënë virale. Në atë kohë, ne menduam se kjo është absolutisht jashtë kontrollit, por pas gati një viti blogerët filluan të vendosnin emrin tim dhe jetën time si referencë, shumë njerëz më shkruanin, duke më treguar historitë e tyre personale ndërkulturore. Ishte shumë atraktive të njihja më shumë popuj nga e gjithë bota dhe se kjo temë po lëviz aq shumë njerëz në pothuajse çdo cep të botës”.

Njerëzit gjermanë dhe kinezë që i kanë parë këto postera – a pajtohen apo jo?

“Shumica e tyre duket se po bien dakord me imazhet, madje edhe pse është vetëm në ditarin tim personal, sigurisht që ka edhe mendime të tjera, por deri më tani jam shumë e befasuar se sa pozitivisht reagojnë njerëzit ndaj këtyre imazheve”.

Çfarë tregon puna juaj për stereotipet?

“Për mua përkufizimi ‘stereotip’ nuk ka ndikuar fare në veprat e mia. Para së gjithash, libri im i parë “Lindja takohet me Perëndimin” ishte një ditar personal, kështu që fokusi im ishte të shprehja e përvojave të mia personale, nëse këto përvoja do të ndihmonin lexuesit e tjerë, do të isha shumë e lumtur”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale