Calvin Harris “çmend” publikun kosovar

02:58 | 5 Gusht 2019

DJ më i paguar në botë ka performuar sonte (e diel) në skenën e Festivalit Sunny Hill.

Ai për më shumë se një orë ka argëtuar publikun kosovar me mikset e tij të këngëve, shkruan arbresh.info.

Gjatë performimit të këngës “One kiss” në skenë u paraqit edhe Dua Lipa ku këndoi bashkë me DJ e famshëm.

Skocezi i cili për herë të parë ndodhet në Kosovë në fund të paraqitjes tha se shpreson të kthehet së shpejti këtu.

Me përfundimin e interpretimit të Harris ka përfunduar edhe edicioni i dytë me radhë i festivalit Sunny Hill i cili Kosovën e ka vënë në vëmendjen e artistëve ndërkombëtarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara