Baleti Kombëtar i Kosovës nesër sjellë premierë shfaqjen “O. Taka”

13:55 | 5 Dhjetorë 2018

Baleti Kombëtar i Kosovës mbajti sot konferencë për media me rastin e Premierës së katërt për vitin 2018.

Më 6 dhjetor nga ora 20:00 do të shfaqet premierë “O. Taka”, në Teatrin Kombëtar.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, ka treguar para gazetarëve detajet rreth shfaqjes, raporton arbresh.info.

“Baleti Kombëtar i Kosovës po paraqet O.TAKA, një shfaqje e bazuar në historinë e Osman Taka, një person që inkarnon lirinë dhe shpengimin përmes valleve,” bënë të ditur Brahimaj.

Koreografia dhe muzika janë krijimet e Sinan Kajtazi, kostumet e bëra nga Vesa Kraja dhe vendosur nga Aziz Maloku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale