10 filmat horror bazuar në histori të vërteta

13:36 | 12 Shkurt 2018

10 filmat horror bazuar në histori të vërteta

10. The Exorcist (1973) – Një nga klasikët e filmave horror, filmi që ka marrë kritikat më të mira për zhanrin e vet. Kur një vajzë adoleshente pushtohet nga një qenie misterioze, nëna e saj kërkon ndihmë nga dy priftërinj për ta shpëtuar vajzën e saj.

9. CARRIE (1976) – Po ashtu një nga klasikët e filmave horror, të cilit në vitin 2013 i është bërë edhe një version më i ri. Një vajzë 17 vjeçare e abuzuar zbulon se ka aftësinë e telekinezës dhe e zbulon në natën e maturës ku i kanë bërë një kurth poshtërues.

8. The Evil Dead (1981) – Pesë shokë udhëtojnë drejt një kabine në pyll, kur aksidentalisht lirojnë djajtë të cilët i posedojnë trupin. Edhe këtij filmi i është bërë një ripërpunim i cili ka dalë në vitin 2013.

7. A Nightmare on Elm Street (1984)– Të gjithë kanë dëgjuar për Freddy Krueger, njeriun e frikshëm që i tmerronte të rinjtë gjatë gjumit. Këta të rinj duhen me çdo kusht të mos flenë se nëse janë të zgjedhur dhe i zë gjumi, nuk do të zgjohen më gjallë.

6. SCREAM (1996) – Pjesa e parë e françizës tre-pjesëshe na ka prezantuar me ‘Ghostface’, vrasësi i cili komunikonte me viktimat e tij të radhës në telefon. Këtu një grup të rinjsh shihen duke folur për skenat e filmave horror, derisa fillojnë t’i përjetojnë edhe vetë gjithë ato skena.

5. SAW (2004) – 7 pjesët me personazhin kryesor me emrin Jigsaw, janë sa të frikshme aq edhe të bezdishme, pasi njerëzit që ai i zgjedh për t’i torturuar duhet të ndjekin disa rregulla nëse duan të mbijetojnë dhe të fitojnë lojën e vdekshme që është caktuar për ta.

4. Deliver us from Evil (2006) – Dokumentar për një prift katolik i cili është gjendur në disa famulli të ndryshme në një përpjekje nga kisha kaotlike për të mbuluar dhunimin e shumë fëmijëve.

3. Insidious (2010) – Një familje përpiqet të pengojë shpirtrat e këqinj që mos ta kapin djalin e tyre në komë në një vend të quajtur ‘The Further’.

2. The Cabin in the Woods (2012) – Pesë shokë shkojnë për pushime tek një kabinë në një pyll ku duhet të zbulojnë të vërtetën për kabinën në të cilën ata kanë shkuar.

1. The Conjuring (2013) – Hetuesit e paranormales, Ed dhe Lorraine Warren punojnë të ndohmojnë një familje të terrorizuar nga një prezencë e errët në shtëpinë e tyre në fshat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale