Uran Ismaili konteston vizionin e Albin Kurtit për shëndetësi

08:04 | 21 Shtator 2019 | Vlora Selimi

Uran Ismaili i përgjigjet Albin Kurtit në lidhje me “ç’kapjen” e sistemit shëndetësor në vend.

Ministrit  në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas deklaratave të kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, se nëse ai do të jetë Kryeministër do të vendos kushte që mjekët të përcaktohen nëse dëshirojnë të punojnë në spitale shtetërore apo private, dhe jo në të dyja.

Në intervistën e dhënë arbresh.info, Ismaili madje e ka quajtur për keqardhje që një politikan që deri tash ka qenë i dhunshëm të jap propozime që janë antikushtetuese.

“Ai nuk e din që shëndetësia në Kosovë ka filluar të ketë përmirësime të mëdha nga sulmet në zemër tash shërohen edhe sulmet në tru. Krejt kjo bëhet më ndihmën e fondeve tona publike. Tash jep edhe propozime që janë antikushtetues, se duhet që për atë vendim ka vendosur Gjykata Kushtetues dhe nuk varet nga një politikan. Kjo tregon paaftësinë e tij dhe mungesën e informatave që e ka për sektorin e shëndetësisë”, deklaron Ismaili.

Ismaili tutje tregon se një vendim i tillë nuk mund të vendoset as nga një Ministër apo Kryeministër.

Ndërsa thotë se kjo tregon më së miri sa pak e njeh sistemin e shëndetësisë Albin Kurti.

“Ata është dashur të kërkojnë ndihmë në shtetet e tjera shkaku i mungesës së aparaturave dhe është dashur të shkojnë në spitale private dhe ne asnjëherë se kemi dëgjua Albin Kurtin tu fol për to, por vetëm thirrje për dhunën ndaj shtetit”.

Madje Ministri në detyrë thotë se degradimi i shtetit ka ndodhur pikërisht nga politikanët e tillë.

“Degradimi i shtetit ka ndodhur nga këta politikanë që s’janë marrë me përmirësimin e kushteve në shëndetësi”.

Që mos të ketë nevojë për një ide të tillë Ismaili thotë se Ministria ka bërë rritjen e pagave të mjekëve në mënyrë që të përmirësohet cilësia në QKUK.

Madje Ismaili ja kujton, Kurtit se Vetëvendosje ka qenë kundër një ngritje të tillë.

“Ajo çka nuk din zotëri Kurti është se si ai dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë qenë kundër ngritjes së pagave të mjekëve dhe nuk e kanë ditur që qëllimi i rritjes së pagave ka qenë që burim kryesor ta kenë spitalin publik, e jo privat, dhe të kenë kujdes më të shtuar ndaj pacientëve dhe kjo ka filluar të arrihet”.

E kjo strategji e Kurtit sipas Ismailit është e gabuar dhe sipas tij Kurti flet si një person që se ka përjetuar sistemin shëndetësor në Kosovë./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara