Zbulohet një butak i ri, merr emrin Donald Trump

10:13 | 19 Dhjetor 2018

Presidentët amerikanë zakonisht marrin jo pak nderime, por Donald Trump do të donte ndoshta ta injoronte atë më të fundit. Një amfib i sapo zbuluar që e zhyt kokën në rërë ka marrë emrin e tij, ndoshta edhe si reagim ndaj komenteve të bëra nga Donald Trump në lidhje me ndryshimet e klimës.

“The Dermophis”, Donald Trumpi, që është zbuluar në Panama, ka marrë këtë emër nga shefi i një kompanie që kishte paraqitur një ofertë prej 25 mijë dollarësh në një ankand për të fituar privilegjin. Kompania tha se donte të rriste ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës.

“Dermophis Donald Trump është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pasojave të ndryshimeve klimaterike dhe ekziston rreziku i zhdukjes si rezultat direkt i politikave të klimës së emër dhuruesit të tij”

Krijesa e vogël, e verbër, është një lloj Caeciliani që kryesisht jeton nën tokë, por ekspertët tërheqin vëmendjen tek një krahasim i dukshëm mes sjelljes së saj dhe zotit Trump.

Shkencëtarët më të njohur të botës janë dakord që ndryshimet e klimës janë të shkaktuara nga njeriu.

Por, Trump, administrata e të cilit ka ndjekur një axhendë pro karburanteve fosile, ka akuzuar këta shkencëtarë se kanë një axhendë politike dhe kanë vënë në dyshim faktin se njerëzit janë përgjegjës për rritjen e temperaturave të tokës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale