Vendimet mujore, gruaja kërkon të punësojë dikë për këtë punë

21:55 | 5 Shkurt 2019

Kur vjen puna për të marrë një vendim, disa njerëz nuk e gjejnë aspak të lehtë këtë punë.

Gjithnjë ata kërkojnë ndihmën e tjerve, pasi nuk janë të zotë që të vendosin vetë për disa gjëra, transmeton portali arbresh.info

Një grua ka kërkuar që të punësojë dikë, në mënyrë që ai/ajo të marrë vendimet mujore për të.

Dhe për këtë punë ajo është në gjendje të paguajë deri në 2000 dollarë.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i njohur, nga Britania e Madhe, ka theksuar se ka kaluar një vit shumë të keq, për shkak të vendimeve që ka marrë, prandaj ajo edhe ka ardhur në përfundim që vendimet për jetën e saj t’i marrë dikush tjetër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara