Turistja irriton banorët, përqafon shkëmbin që i ngjan organit mashkullor

21:40 | 13 Mars 2018

Një femër e cila ndodhej për pushime në ishullin Koh Samui, në Tajlandë, ka irrituar banorët lokalë pasi ishte fotografuar duke fërkuar trupin kundër Hin Ta, shkëmbit të shenjtë që ka formë penisi.

Shumë vendas, besojnë se shkëmbi strehon shpirtin e një plaku, prandaj policia arrestoi turisten dhe e detyroi atë të kërkonte falje publike, transmeton portali arbresh.info

“Guri është special dhe na përfaqëson neve në ishull. Është ofendim që të bëhet një gjë e tillë”, thanë banorët lokalë.

Shkëmbi Hin Ta është një atraksion turistik, por që në shumicën e rasteve është keqpërdorur nga ta.

Në gusht të vitit 2016, autoritetet lokale u përpoqën që të gjurmonin një tursit që u ngjit në shkëmb dhe u ul në krye të shkëmbit.

Hin Ta, i cili është një tërheqje turistike popullore në plazhin Hat Lamai, është pranë shkëmbit më të vogël  Hin Yai, i cili thuhet se i ngjan vaginës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale