Turistët nuk e njohin Mbretëreshën britanike, i bëjnë një pyetje qesharake

01:41 | 4 Shtator 2019

Një grup turistësh amerikanë u përplasën në Mbretëreshë ndërsa ajo shëtiste në rezidencën e saj skoceze Balmoral – dhe nuk e njohu atë.

Grupi amerikan filloi të bisedonte me 93-vjeçaren, e cila mbante në kokë një shami dhe e pyeti nëse jetonte aty afër. Sipas njërit prej ish-oficerëve të saj mbrojtjës, grupi nuk e kishte idenë se më kë po flisnin dhe madje e pyetën nëse e kishin takuar ndonjëherë Mbretëreshën.

Richard Griffin, i cili ka qenë përgjegjës për sigurinë e Mbretëreshës për më shumë se 30 vjet, i tha “The Times” se monarkja me shaka u përgjigj duke thënë: -“Jo, por ky polici e ka parë,”.

Mbretëresha i pëlqen të jetojë si në njeri i thjeshtë kur ndodhet në rezidencëm e saj Balmoral, të cilën viziton çdo verë. Prona 50,000 hektarë është pronë e familjes mbretërore që nga viti 1852.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara