Të ndash 51 shalqinjë me kokë…

01:09 | 8 Maj 2018

Një burrë nga Pakistani ka ndarë me kokë plot 51 shalqinjë,  në përpjekje për të thyer një rekord botëror të çuditshëm.

Në videon e publikuar nga Daily Mail, Rashid Naseem, 32 vjeç, nga Karaçi shihet duke plasur me kokë shalqinjtë, ndërsa audience e duartrokit, transmeton portali arbresh.info

Ai ka arritur të mposhtë Tafzi Ahmet nga Gjermania, i cili kishte ndarë shalqitë me kokë për 1 minutë e 43 sekonda.

Rekordi botëror është filmuar në Shkollën e Lartë Publike të Gjelbër në Shah Faisal Colony, Karaçi, Pakistan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale