Të bësh ski në mes të Londrës

00:17 | 3 Mars 2018

Britania e Madhe është goditur nga moti i ftohtë dhe nga reshjet e shumta e borës.

Për shkak të motit të keq, shumë mjete transportimi janë mbyllur, duke shkaktuar kështu kaos nëpër qytetet më të mëdha të vendit, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, një person duke se e ka gjetur zgjidhjen e problemit, pasi ka vendosur që të dal me ski.

Video në të cilën shihet një person duke rrëshqitur me ski, ka nxitur reagime nëpër rrjetet sociale.

Disa e kanë marrë më humor gjestin e personit, ndërsa disa e kanë kritikuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale