Sorrat janë më të mençura se ç’kemi menduar deri tash

19:51 | 31 Tetor 2018

Sorrat edhe njëherë e kanë dëshmuar kapacitetin e tyre mahnitës për mendim inteligjent duke krijuar vegla vetvetiu.

Hulumtimet e reja tregojnë se sorrat janë shumë, shumë më të mençura sesa ç’kemi menduar deri tani, transmeton Telegrafi.

Ky studim ka zbuluar se sorrat faktikisht mund t’i zhvillojnë veglat e tyre duke kombinuar gjëra të ndryshme – aftësi kjo e cila më parë është vërejtur vetëm te shimpanzat dhe njerëzit.

Krijimi i veglave është diçka që e kalon edhe inteligjencën e fëmijëve për shkak se kërkon fuqi të madhe të trurit dhe aftësi për të analizuar zgjidhjen e një problemi.

Auguste Von Bayern, autori i parë i këtij studimi, ka thënë se këto zbulime janë të jashtëzakonshme, pasi që sorrat nuk kanë pasur ndihmë dhe nuk janë stërvitur në kombinimin e gjërave të ndryshme për ta krijuar një vegël të vetme e cila u shërben atyre si zgjidhje e një problemi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara