Skandal në Rusi, faqja e ushtrisë poston selfie nudo

20:17 | 5 Gusht 2018

Një skandal i vërtetë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë në Instagram. 

Në story-n e faqes ku ushtria ruse prezanton armët e saj të fuqishme duke kërcënuar perëndimin u publikua selfia lakuriq e një vajze, e cila besohet të jetë zëdhënësja e kësaj ministrie, Rosiana Markovskaya.

Postimi qendroi 10 minuta në faqen me më shumë se 220 mijë ndjekës, por kaq mjaftoi që skandali të bëjë xhiron e botës.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar për ngjarjen në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale