Shkuan me pushime, dy adoleshentët zbulojnë thesarin me monedha ari

10:41 | 26 Gusht 2020

Gjatë pushimeve të verës dy adoleshentë izraelitë zbuluan qindra monedha ari të cilat datojnë  1.100 vjet më parë.

Monedhat ishin të vendosura në një kavanoz argjile dhe ishin të groposura  thellë nën tokë në Yavne, në Izraelin qëndror.

Robert Kool, një ekspert i monedhave tha se këto monedha datojnë që nga fundi i shekullit të nëntë atëherë kur rajoni ishtë nën kontrollin e Kalifatit Islamik Abasid, një dinasti që sundonte territoret nga Algjeria e ditëve moderne dhe deri në Afganistan.

Gjithsej ishin 425 monedha prej ari të pastër 24 karat dhe peshonin 845 gram.

“Me një shumë të tillë, një person mund  të blerë një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira në Fustan”- tha Kool.

Adoleshentët fillimisht menduan se kishin gjetur disa gjethe shumë të holla mirëpo kur panë monedhat u suprizuan dhe mbetën pa fjalë.

“Ishte e mahnitshme. Ne gërmuam në tokë dhe pamë disa gjethe shumë të holla, nuk menduam se do të kishtë ndonjë gjë me vlerë. Kur pamë përsëri vumë re se ato ishin monedha ari. Ishte vërtet emocionuese të gjesh një thesar kaq të veçantë dhe të lashtë”- u shpreh njëri nga adoleshentët./oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara