Set fotografik më interesant nuk keni parë asnjëherë

12:39 | 26 Janar 2019

E keni imagjinuar ndonjëherë se si do dukeshin të vegjlit sikur të bënin të gjithë gjërat që bën gjatë ditës një i rritur?

Po anasjelltas?

Matt MacMillan ishte kurioz për këtë gjë, ndaj vendosi që të realizonte një set fotografik të djalit të tij të porsalindur, Ryan në të cilat ai do të bënte të gjitha “punët” apo proceset që bën një burrë gjatë përditshmërisë.

Ryan erdhi më shpejt nga sa duhej në jetë dhe për 6 javë mjekët e mbajtën në inkubator, ndaj prindërit e tij donin që jeta e tij familjare të niste në një mënyrë më pozitive se sa kujtimi se u desh të përballej me vështirësi.

Edhe pse ai ishte një fëmijë prematur, pasi u siguruan se ishte i shëndetshëm plotësisht ata vendosën të tregonin në këtë mënyrë se ai në fakt mund të sillej si një i rritur.

Gjatë gjithë kohës pranë tij ka qenë nëna, por me editimin e fotove duket sikur foshnja është duke e bërë gjithçka vetë.

“Bashkëshortja ime dhe unë kemi të dy shumë sens humori dhe të dy kemi qeshur shumë duke e bërë këtë set. Edhe Rayan qeshte gjatë gjithë kohës. Skenat në foto nuk janë reale pasi një i porsalindur nuk bën asgjë vetë. Janë të gjitha të bëra me photoshop dhe nuk ka rrezik.”,- është shprehur Mat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale