Përplasi 5 makina, por habit policinë kur telefonon dhe thotë: Ma vodhën!

01:47 | 10 Prill 2018

Një drejtues mjeti u shpall fajtor për aksidentin një vit më pas nga ngjarja, duke u gjobitur me 240 paund, ndërsa iu pezullua leja e drejtimit për dy vite. Gjithashtu, ai u detyrua të paguajë edhe 500 euro dëmin e shkaktuar.

Ai u përfshi në një aksident të tmerrshëm, por fatmirësisht pa pasojë në njerëz, ka ndodhur në Grimsby të Anglisë.

Një makinë tip “Peugeot” po lëvizte tej normave të lejuara dhe u përplas me 4 automjete të tjera të parkuara.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë nga ky aksident është veprimi i drejtuesit të makinës, i cili sapo makina e tij ka ndaluar, ka vrapuar të telefonojë policisë, duke i thënë se i kanë vjedhur automjetin. Ai i tha policisë se makinën ja kishin vjedhur në garazh, por ADN-ja në airbag e tradhtoi atë.

Shpërndaje në rrjete sociale