Njihuni me senatoren ruse dhe flokët e saj spektakolar

01:44 | 4 Mars 2018

Senatorja ruse, Valentina Petrenko është një nga qeveritaret  me modelin e flokëve më spektakolar të para ndonjëherë.

“Ndërtesa” e lartë dhe e sheshtë në majë, e vendosur mbi kokën e saj sfidon gravitetin dhe çdo tharëse flokësh. Fotot e flokëve të Valentinës, të ngjashme me ato të personazheve në filmin vizatimor Simpsons, janë bërë virale ditët fundit në Twitter.

Shumë vetë  filluan të pyesin: a është ajo “kulla brune” një paruke? Si qëndron kështu? Dhe pse e bën atë stil në atë mënyrë?

Jo, flokët e Petrenko nuk janë paruke – të paktën kjo është ajo që ajo thotë. Në fakt, në një intervistë për vitin 2015 për stacionin radiofonik rus ‘Echo’ të Moskës, ajo dukej e nevrikosur që njerëzit vazhdonin të kërkonin përgjigje, shkruan PROlajm.al

Kam flokë kaçurrela“,-tha ajo. “Unë vetëm ngre ato lart me disa karfica, kjo është e gjitha“,- shton më tej ajo.

Fakti se për çfarë arsye ajo ka ruajtur një stil të tillë flokësh aq të rëndë, me një formë të çuditshme gjeometrike për kaq shumë vite, ndoshta ka të bëjë me atë se si është perceptuar ajo; si një grua në politikë.

“Duke ndërtuar kryevepra në kokë dhe duke veshur kostume katrorë, gratë në politikë kanë tendencë të duken më pak femërore ose ndoshta më pak të prekshme”.

Spekulimet në Twitter, megjithatë, vazhdojnë të mbizotërojnë. Çdo gjysmë ore një imazh i ri i modelit është zbuluar.

Shpërndaje në rrjete sociale