Nigerianët e pasur porosisin pica nga Londra

18:15 | 2 Prill 2019

Disa nigerianë të pasur kanë porositur pica nga Londra, të cilat më pas u vijnë në adresë të tyre përmes British Airëays, ka pohuar një ministër i qeverisë.

“A e dini se në Nigeri njerëzit përdorin celularin për të porositur pica nga Londra”, tha Audu Ogbeh, ministri i bujqësisë i Nigerisë, transmeton portali arbresh.info

“Atyre u dërgohet porosia përmes British Airways”, pohoi ai.

“Është një situatë shumë e bezdisshme”, tha ai, duke shtuar se qeveria duhet të marrë masa.

Ai nuk ka dhënë ndonjë emër mbi kryerjen e porosive të tilla dhe ende mbetet e paqartë nëse kjo është një deklaratë e vërtetë.

Komentet e Ogbeh erdhën pasi Nigeria përpiqet të zvogëlojë mbështetjen e saj ndaj importeve.

Disa qytetarë në Nigeri janë të detyruar që të importojnë ushqime të përditshme si orizi dhe domatet, pasi besohet se ‘ato kanë vlera më shumë’, ka theksuar ministri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale