Në Teksas të ShBA-së frigoriferët e akulloreve po ‘mbrohen nga policët’, arsyeja qesharake

16:40 | 9 Korrik 2019

Një vjazë rrezikon 20 vite burg pasi u filmua duke lëpirë një akullore në supermarket, dhe pastaj e ktheu tasin në frigorifer. Videoja u bë virale, dhe policia e Lufkin, Teksas, SHBA, tha se kishin nisur hetime për të vërtetuar identitetin e saj dhe të personit që filmoi videon.

Supermarketi njoftoi se i kishte hequr të gjitha akulloret e markës që ishte shfaqur në video, dhe se e kishin gjetur tasin e dëmtuar, madje pronari i supermarketit kishte bërë një kampanja duke vendosur 2 pjesëtarë të sigurimit pranë frigoriferëve ku ishin vendosura akulloret.

Reklama me policë gjeti një shtirrje të gjerë në rrejte-sociale ku mblodhi reagime të shumta.

Ndryshe, Teksasi njihet për ligje të ashpra, dhe në fakt, akuza për dëmtimin e një produkti të konsumatorëve mund të shkojë drejt një dënimi me deri 20 vite burg, ose 10 mijë dollarë gjobë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara