Mësuesja ndëshkon studentin duke i lënë dorën në fytyrë

14:34 | 6 Korrik 2018

Një nxënës në Kinë e ka pësuar rëndë pasi po bënte muhabet me shokun e bankës gjatë mësimit. Mësuesja ka vendosur ta ndëshkojë duke e rrahur aq fort sa shenjat e gishtave të saj i mbetën në fytyrë.

Ajo është shkarkuar nga puna për 12 goditjet që i dha Xiaochen, i cili është shtruar në spital për të marrë mjekime.

“Mësuesja humbi durimin dhe qëlloi një vajzë para se të godiste Xiaochen”, tha një studente. Djali tha për gazetarët se u ndëshkua pasi mësuesja e kapi duke folur me shokun e bankës. Kështu ajo e nxorri para klasës dhe e goditi vazhdimisht për ti dhënë mësim të gjithëve./oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale