Macja i hipën në qafë gjatë intervistës

08:19 | 10 Korrik 2018

Një mace është shndërruar në protagoniste të një interviste në televizionin publik holandez, pasi hipi mbi qafën e pronarit në mes të emisionit.

Dr Targalski, një politolog polak ishte duke u intervistuar nga televizioni NTR, që kishte për temë krizën e dyerve të hapur në vendin e tij, transmeton portali arbresh.info.

I intervistuari nuk lëvizi fare dhe vazhdoi të fliste për situatën në Poloni, diçka që i befasoi gazetarët.

Videoja, e ndarë nga vetë gazetari në llogarinë e tij të Twitter, tashmë është parë nga mijëra njerëz./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale